Për një bashkëpunim më të madh mes shqiptarëve të Amerikës

Nga Rikard Shpori*                                 

            Boston 25 dhjetor 2014

Me rastin e Krishtelindjeve me ftesë priftit Shqiptar At Konstandin Tuda i Kishës Ortodokse Shqiptare Holy Trinity, si drejtues i Bashkësisë Shqiptare të  Kebekut në Montreal, u ndodha ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mu be nje pritje shume e mire, ne kete cermoni festive dhe m’u dha rasti qe te takohesha me veprimtarë të Shqiptarëve të Massachusetts në Boston e Worcester. Ndër prezantimet dhe bisedat vlen të përmënden ato me kryetarin e shoqërisë Rilindasit të Bostonit, shkrimtari Shqiptaro-Amerikan 80 vjecar z.Guri Stefani, kryetarin e MASSBESA të Bostonit z. Mark Kozmo , poetin dhe publicistin. Artur Vrekaj, presidentin e kishës Holy Triniti te Boston z. Gjergj Nini, priftin Kostandin Tuda si dhe znj. Polikseni Nini.

rikard1

Me At  Kostandin Tuda, Artur Vrekaj dhe Guri Stefani

Diaspora TV

Në takimet që patëm shkembyem eksperiencën e deritanishme dhe mendimet e ndryshme në ndihmë të mirëorganizimit të komunitetit. Një nga nismat për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara në Shqiperi, ide që dhe unë e mbështeta dhe e inkurajova , do të jetë në fokusin e punës sonë vullnetare dhe do të kemi nje bashkëpunim edhe më të madh.

Ishte nje kënaqësi e madhe per mua që mu dha rasti qe ta takoja personalisht poetin dhe veprimtarin e Worcester Artur Vrekaj, i cili dhe më dhuroi edhe librat e tij me poezi me autografin e tij,

 rikard2

                                                                  Me z. Artur Vrekaj

 

Gjithashtu pata nje takim me kryetarin e shoqërisë Rilindasit te Bostonit, shkrimtarin Shqiptaro-Amerikan 80 vjecar z.Guri Stefani, që më dhuroi disa libra të tij me autografin e tij. Shkrimtari z. Guri Stefani sa herë që shkruante autografin i mbusheshin sytë me lotë. Shkrimtari më tha se qaj sa herë që i lexoj, sepse janë fjalë të zemrës .

rikard3

                           Me Shkrimtarin z. Guri Stefani duke firmosur librat qe me dhuroi.

Kryetari i MASSBESA z. Mark Kozmo kishte në plan të siguronte një ambjent me qera në Quincz , afër Boston që të shërbente si Qëndër Shqiptare për veprimtari kulturore dhe per shkollën e gjuhës Shqipe.

Me vlerë ishte propozimi i z. Artur Vrekaj që në Mars 2015 të organizohemi sa më mirë me rastin e 50 vjetorit të vdekjes se Fan Nolit, ku sigurisht pjesëmarrja në këto ceremoni është e natyrshme.

Une ju shpjegova miqve në Boston, se nga fillimi i vitit 2015 do fillojmë bisedimet me Bashkinë në Montreal, për të kërkuar një ambjent që të na shërbejë si qëndër e aktiviteteve tona kulturore-artistike, përtë cilën kemi marrë edhe mbeshtetjen nga Bashkia e Montrealit.

 rikard4

                                                   Me z. Artur Vrekaj Poet dhe me z . Mark Kozmo

Ishte nje kenaqesi shumë e madhe qe te qendrosh prane ketyre njerezve te mbrekullueshem ,qe ne cdo moment jane te palodhur per sherbimin e cdo shqiptari, ku me penen e tyre shfrytezojne cdo sekonde per te shkruar dhe dhene opinione per bashkekombasit e tyre.

Në emër të Bashkësisë Shqiptare të Montrealit, i urova për punën e papërtueshme që bëjnë, por edhe i sigurova se do të bashkëpunojmë më shumë për tu ingtegruar sa më mirë edhe mes komuniteteve në SHBA e Kanada..

Rikard Shpori

 Boston 29.12.2014

* Rikard Shpori është kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, Kanada