Për një fillim të ri në Bashkësinë tonë!

Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal

Bisedoi : Ajet NURO
Tribuna Shqiptare, Montreal, Flas Shqip, Toronto

PYETJE: z. Shpori, së pari më lejoni t’ju uroj suksese në detyrën e re te krytarit se Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Ju keni qenë nje nga mbështetësit më të mëdhenj të faqeve të verdha që ne krijuam për herë të parë në vitin 2011 në Montreal, mbështetës i kupës së futbollit dhe gazetës “Shqiptari i Montrealit”. Si i tillë, unë ndihem i privilegjuar që tashmë pas afro 4 vitesh t’u bëj disa pyetje në rolin e të parit të shqiptarëve të Montrealit. Pse vendosët t’i futeni “politikës” dhe të bëheni një protagonist në shoqatën shqiptare të Montrealit?

PÊRGJIGJE: Përshendetje dhe faleminderit për inervistën. Me që m’u dha rasti, dua të përshëndes gjithë komunitetin tone në emër të kryesisë që doli nga zgjedhjet e fundit. Po, është e vërtetë që unë kam qenë dhe do jem gjithmonë mbështetës i të gjitha aktiviteteve që organizonhen për komunitetin shqiptar këtu në Montreal. Z. Nuro, lidhur me pyetjen pse vendosa të merresha me “politikë”, duke pasur një eksperiencë shumë të madhe në këtë fushë, mendova që të kontribuoja për të dhënë diçka nga përvoja ime tek komuniteti im, dhe duke pasur mundësitë që të lidhim urat e bashkëpunimit me komunitete të tjera dhe me institucione të tjera këtu në provincën tone dhe në Kanada e Ameriken e Veriut.

PYETJE: Një pyetje që ndoshta duhet të ishte e para, kush është Rikard Shpori?

PÊRGJIGJE: Unë kam lindur në qytetin e Shkodrës dhe jam rritur në qytetin e Fierit. Pas ndryshimit të sitemit, ne vitet 1990-1991, unë emigrova si dhe shumë shqiptarë të tjerë, kam 12 vjet që banoj në Kanada, respektivisht në qytetin e Montrealit, jam i martuar dhe kam 2 femijë. Unë prej ardhjes këtu kam punuar dhe vazhdoj të punoj në disa shoqata të mëdha këtu në Montreal si vullnetar,  si në komunitetin grek, italian, spanjoll dhe tani jam shef i ekipit në ndihmë të të gjitha familjeve në nevojë apo edhe I personave me aftësi të kufizuara.

PYETJE:  Z. Shpori, ju po e merni shoqatën në një moment delikat, pasi ka patur shumë përplasje për mënyrën e drejtimit të shoqatës si dhe ka patur shumë dorëheqje që çoi edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme. A do të jeni ju në gjendje ta riktheni Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal në rolin e saj që është mbajtja gjallë e gjuhës dhe traditave tona më të mira kombëtare?

PÊRGJIGJE: Kjo është një pyetje me vend. Êshtë e vërtetë që së bashku me 10 anëtarët e tjerë e morëm drejtimin e shoqatës në një moment shumë delikat, ku ka patur mosmarrëveshje dhe sddisa dorëheqje, por duke mos dashur ta bëja analizën e së kaluarës,  desha ta theksoj se së bashku me ekipin tim do të ecim përpara në shërbim të çdo shqiptari ku ndodhet. Kam bindjen e plotë se asnjë nga bashkëatdhetarët e shoqatës sonë nuk do ngelet i zhgënjyer nga kryesia e re. Premtoj se  do të jemi në gjendje që të drejtojmë komunitetin shqiptar këtu, duke e ditur se e kemi edhe për detyrë patriotike që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën tonë kombëtare.

Z. Rikard Shpori ka sponsorizuar privatisht Faqet e Verdha 2011 dhe kupën e futbollit të zhvilluar po atë vit
Z. Rikard Shpori ka sponsorizuar privatisht Faqet e Verdha 2011 dhe kupën e futbollit të zhvilluar po atë vit

 

PYETJE: Z. Shpori, cilat janë planet tuaja afatshkurtra dhe afatgjata në Bashkësi?

PÊRGJIGJE: Fillimisht ne duhet te kemi dhe të gjejmë një zyrë tonën ku të kemi kontakte me komunitetin, për ç’gjë kemi filluar bisedimet me Bashkinë e Montrealit. Mendojmë që në janar të fillojmë procedurat e ndërrimit te sistemit te shoqatës, nga një kompani jo fitimprurëse që është e regjistruar sot, ta kthejmë në një shoqate jofitimprurëse, të njohur nga qeveria provinciale dhe federale,  process i cili besoj se do arrihet brenda 6 mujorit të pare të vitit 2015. Do mundohemi që të marim nga Bashkia e Montrealit një ambjient për aktivitete festive apo mbledhje, kemi dhe idera të tjera me kalimin e kohës do t’ju informojmë. Do të mundohemi ta ndihmojmë çdo shqiptar të ri që vjen në provincën tone, do respektojmë të gjitha besimet fetare që ka çdo shqiptar. Besojmë se do ta rrisim numrin e aktiviteteve, si për shembull sportive kulturore, programe për fëmijë, konkurse me këngë e valle popullore shqiptare të të gjitha krahinave, etj etj.

PYETJE: Në këtë pyetje, po nisem nga disa thënie të disa miqëve të mi që më kanë thënë se ndoshta ju jeni zgjedhur i mbështetur nga ndonjë grup i veçantë. Si do t’i përgjigjeshit këtyre insinuatave?

PÊRGJIGJE: Më vjen për të qeshur për të vetmen arsye se kështu më thane dhe mua. JO, JO, une nuk u futa me asnjë grup dhe me asnjë mbështetje, por u futa me forcat dhe besimin tim qe kisha ne vetvete por ishte e kunderta qe nuk ka ndodhur asnjhere ne hisorine e zgjedhjeve, per arsyen se une u votova me 100% qe do te thote 11 nder 11 anetare te Kryesise qe jane 5 me origjine nga Republika e Shqiperise 5 nga Republika e Kosoves dhe 1 nga Trojet Shqiptare, pra po te isha futur me grup ,do kisha dhe kunder ose abstenime.

Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori     Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori
Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori

 

PYETJE: Sa jeni i vendosur t’u bëni ball presioneve nga e majta dhe e djathta për të vendosur sipas dëshirës së njërit apo tjetrit?

PÊRGJIGJE: Une personalisht jam 100% i vendosur, qe te perballoj cdo lloj presioni, por jo vetem une por dhe ekipi qe une drejtoj jemi shume shume te vendosur, qe ti balancojme dhe ti menaxhojme mire cdo lloje situate dhe ankesa qe do kemi. Ne jemi nje komunitet dhe jo parti politike të majta dhe të djathta, motoja jonë ynë eshte nje per te gjithe dhe te gjithe per nje.

PYETJE: Ju keni një kryesi prej njëmbëdhjetë vetash dhe janë ata që do të drejtojnë punët e shoqatës në dy vitet e ardhëshme. A do t’u drejtoheni shqiptarëve të tjerë që nuk janë në kryesi për t’u ofruar ekspertizë në fushën që ata mbulojnë?

PÊRGJIGJE: Po normalisht qe po, ne jemi te zgjedhur nga shqiptaret per shqiptaret, keshtu qe ne normalisht qe do bashkpunojme me te gjithe, dyert tona jane te hapura per te gjithe ata qe duan te ndihmojne komunitetin tone, komuniteti nuk eshte i imi por i yni , i te gjitheve.

PYETJE: Si mendoni të afroni rreth vetes të rinjtë, gratë apo edhe bizneset?

PÊRGJIGJE: Po kam menduar dhe per kete gje, ne mbledhjen e ardhshme te janarit 2015, do ti diskutojme te gjitha se bashku planet, dhe te garantoj qe cdo gje do te behet transparente dhe publike per te gjithe, sa kemi filluar punen do te japim gjithcka per te rritur cilesine e punes se Bashkesise Shqiptare te Kebekut ne Montreal, kemi nevoje per ndihmen dhe mbeshtetjen e te gjitheve pa perjashtim