Monica Bellucci: Sepse jam e bukur…

A përfitoni më shumë role sepse jeni e bukur?

E di se bukuria të sjell një farë kurioziteti. Por, siç ka thënë edhe Oscar Wilde ajo zgjat vetëm 5 minuta nëse nuk ke gjë tjetër për ta mbështetur atë bukuri. Nuk mendoj se do të kisha bërë gjithë këtë karrierë në jetën time në qoftë se do të isha vetëm e bukur. Regjisorët nuk të thërrasin për bukurinë, por për talentin.

A ka qenë ndonjëherë pengesë për ju?

Po, sigurisht. Kjo sepse unë vija nga bota e modës. Ishte një problem i dyfishtë. Moda dhe bukuria janë dy gjërat më të këqija për të bërë karrierë. Sepse jam e bukur, të gjithë mendojnë se jam budallaqe. Por, është si një maskë që duhet ta heqësh dhe të tregosh se fshihet diçka tjetër pas saj. Ti duhet të tregosh kush je dhe të bësh të tjetër të të zbulojnë.

Kjo është arsyeja që ju shpesh zgjidhni role ekstreme?

Ndoshta po.

E ndjeni ende se jeni në provë?

Jo për të tjetër, por për veten time?

Vërtet?

Sigurisht! Më duhet të eksploroj. Në dikush vjen tek unë me ide të reja apo me diçka që mund të jetë e rrezikshme do ta bëja nëse do të isha e interesuar. Më pëlqejnë filmat që sjellin shumë diskutime. Nga eksperienca ime, sa herë që bëj filma, ata e krijojnë këtë lloj situate. Kështu ndodhi me “Irréversible”, “The Passion of the Christ”, “Malèna” dhe është interesante. Dua të zbuloj anën e errët të njerëzores. Prandaj unë jam aktore.

Ju pëlqen t’i shihni ata filma herë pas here?

Jo, nuk e shoh kurrë një film dy herë. Ose ndoshta e kam riparë një film pas shumë vitesh. Sapo kam parë “Malena” për të cilin ishte gallatë ta shihja sërish. Më duhen shumë vite për ta riparë një film sepse është e vështirë të jesh objektive dhe unë mërzitem kur shoh veten time./përktheu lapsi.al/