“Daily Mail”: Bleonës nuk i intereson veshja, por fama

“Ju mund të mos e mbani mend, por veshja e saj prej rrjete është e sigurt se ka mbetur në kujtesën tuaj”. Me këto fjalë nis sot një shkrim i tabloidit britanik “Daily Mail” për këngëtaren shqiptare Bleona Qerreti. Jo vetëm një herë ajo konsiderohet si “Madona e Shqipërisë”. “Këngëtarja shqiptare tregoi se është ende e aftë të bëjë çmenduri me veshjet e saj, me paraqitjen në çmimet “Grammys” të dielën në Los Anxhelos. 29 vjeçarja kishte veshur një bust metalik shkëlqyes deri në qafë. Ajo çiftëzohej poshtë me një palë brixhet të kuqe me dantellë të zezë. Bleona shtoi edhe më shumë pjesë për të përgatitur një “një tren të gjatë” të zi që e ndiqte nga pas si një qilim. Këngëtarja kishte tërhequr pas flokët e gjatë dhe të zinj ndërsa kishte treguar kofshët e plota” – shkruan “Daily Mail”. Tabloidi bën edhe një vërejtje kur thotë se kritikat nuk e kanë shqetësuar Bleonën që kënaqet me rritjen e famës së saj. “Megjithëse u quajt katastrofa më e madhe e modës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMA ajo ishte e kënaqur em famën që kishte marrë. Bleona është e njohur si “Madonna e Shqipërisë”, dhe sipas faqes së saj të Wikipedia-s, ka fituar famë në realityn e BravoTV “Euro Of Hollywood”. Këngë të saj janë Without you” ,“Pass Out” dhe “Take It Like A Man”.