Lorik Cana: U martova me një grua që nuk i donte shqiptarët

Një histori tipike dashurie, nga ato që të duken sikur i ke parë nëpër filma dhe që rallë ndodhin në realitet. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shëmbime numrash, sms të shpeshta, takime për kafe, darka gjysëm flirtuese gjysëm romantike dhe që mbaron me një dasëm në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali. Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monica, për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën tek Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ja ndante sytë. ‘Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, fillojë të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër Monika e pazhveshur nga paragjykimet raciste ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar. “Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqipëtarëve” tregon sot gruaja e kapitenit të kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatu të madhe me shqiponjën dy krenare. Ndoshta edhe sot ajo nuk e di se në të gjithë botën ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë. Por asaj i pëlqen Loriku i saj, me të cilin planifikon të ketë një fëmijë. “I kam thënë Monikës se ne shqiptarët nuk ndalemi pa pasur një djalë. Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi që të jenë të mirë dhe të shëndetshëm”, tregon Cana, i cili ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar.