Pa bashkim ekonomik, nuk ka bashkim politik

Intervistë me Kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro- Kanadeze z. Naser Berisha

Intervistoi: Tahir VELIU
Shqipëria e Bashkuar

Shqipëria e Bashkuar.Info: Kur u themelua Union i bizneseve Shqipetaro-Kanadeze?

Naser Berisha: Së pari, më lejoni të përshëndes lexuesit e gazetës dhe portalit Shqipëria e Bashkuar dhe gjithë diasporën Shqipetare të Kanadasë dhe në botë.
Union i bizneseve shqipëtare është themeluar në maj të vitit 2014, nën sponzorimin, dhe përkrahjen e Ministriesë së Diasporës së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Jashtme të Finlandes, Organizatës Ndërkombëtare për Zhvillim Ekonomike (UNDP) me seli në Prishtinë dhe bizneseve shqipëtare të Kanadasë. Të njetën ditë u mbajten zgjedhjet për bordin drejues të Unionit dhe për kryesinë e bordit.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Cili është misioni (qëllimi i unionit)?
Naser Berisha: Union i bizneseve shqipëtare është një zë i fuqishëm në promovimin , zhvillimin, rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave të bizneseve shqipëtare në Kanada.
Unioni do të mundësoje siq vijon; njohjen e bizneseve Shqipëtare ndërmjet veti, nxitjen e aktiviteteve ekonomike të bizneseve shqipëtare, të ndihmoje në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve shqipëtare në Kanada, dhe në tërë botën, të loboj për partneritet të kompanive shqipëtare me korporatat multinacionale kanadeze dhe ndërkombëtare, të ndihmoj në punësimin e komunitetit shqipëtare në Kanada, të stimulojë exportin e produkteve nga territoret shqipëtare për në Kanada, dhe të loboj në mobilizimin e kapitalit financiar dhe njerëzorë të bizneseve shqipëtare dhe kanadeze për të investuar në tregjet shqipëtare në trojet tona.
image

Shqipëria e Bashkuar.Info: Ç’farë ka programi i juaj që e bënë unionin atraktiv për anëtaret potencial?

Naser Berisha: Programi i unionit bazohet kryesishte në këto shtylla:
1}mundesin per rrjetizim te aktiviteteve ekonomike te bizneseve shqipëtare në mesë veti,
2}mundesin për promovim dhe marketing falasë te aktiviteteve ekonomike te bizneseve anëtare.
3}akses ne tregjët kanadeze , nëpermes të anëtarësimit te unionit në oden ekonomike te Torontos dhe të Kanadasë.
4}Aksess në tregjët globale shqipëtare nëpermes anëtarësimit te unionit ne Unionin Global te bizneseve Shqipëtare .
5}Nxitje për të intvestuar në trojët shqipëtare dhe mbrojtje të investimeve te tyre në tregjët shqiptare.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Cilat Janë Benefitet financiare të biznesëve shqiptare nga ky union, me fjalë tjera pse duhët një biznesë shqiptarë të bëhët anëtarë i UNIONIT?

Naser Berisha: Anëtarësia e një anëtari do te jetë 250.00$ për vitë. Kjo kosto pothuajse nuk do te kushtojë asgjë për një anëtarë, pasi që anëtarët do të marrin më shumë benefite sesa pagesa e tyre prej 250.00$.Benefitet e një anëtari te regjistruar në union janë siqë vijon;
një biznesë anëtarë do të ketë mundësit te takojë se paku 5 herë ne vitë te gjithë anëtarët tjerë te unionit gjatë takimeve qe ne do ti bëjmë nepermes vizitave nëpër biznese te ndryshme shqiptare ne Kanada. Pra anëtari do te këtë mundësinë e rrjetizimit te biznesit të tije me ndonjë biznese tjetër shqiptarë.
marketing falasë dhe promovim te shërbimëve dhe produkteve te tyre ne logarin facebook , website dhe nëpër aktivitet tjera te unionit.
përfitime nga zbritja e çmimeve te shërbimeve dhe produktëve të një anëtari tek anëtarët e tjerë te Unionit dhe anasjelltasë.
përfitime nga kërkesa ne grupe, apo kërkesa me qmime me shumicë per produkte dhe shërbime qe anëtarët e odës i shpenzojnë per shëmbull;
grup kërkesa per sigurime shëndetësore,
grup kërkesa per llogari bankare,
grup kërkesa per sigurime te shtëpive, automobilave, bizneseve dhe llojeve tjera te sigurimeve.
Grup kërkesa per shërbime te kontabilitetit dhe avokatures.
Grup kërkesa per blerje te produkteve te naftës.
Dhe grup kërkesa per produktet dhe shërbimet qe anëtarët i shpenzojnë apo i tregëtojnë.
Poashtu desha te bëjë me dije se Berisha Merchant Services tani me e ka bërë një ofertë special për tarifat e pagesave me visa mc kartë dhe debit me kosto shumë më të ultë se çmimi i tregut, vetëm per anëtarët potencial te Unionit. Pra ju inkurajojë qe te shfrytëzoni këtë avantazhe qe ua ofron kjo kompani shqiptare e kredit dhe debit kartelave. Tani me me dhjetëra biznese shqiptare anëtare te unionit janë duke perfituar nga kjo ofertë speciale , bëhuni edhe ju te tjerët anëtarë te unionit dhe shfrytëzoni benefitet qe kjo kompani ofron për bizneset tuaja.
Përfitimet nga lobimi i unionit ne logari te anëtarit. Lidershipi i unionit mbanë raporte te shkëlqyeshme me kompanit e medha kanadeze dhe do e shfrytëzon këtë raport per lobim per partneritet te këtyre kompanive me ndonjë komany shqiptare e interesuar per te investuar si në Kanada ashtu edhe ne trojet shqiptare.
perfitimet nga seminarët edukative. Unioni do të organizojë spaku dy seminare në vitë per te edukuar bizneset shqiptare ne fushen , e taksave, ligjit , dhe kontratave, menagjmentit , kontabilitetit dhe nevojave te tjera sipas kërkesave te biznesëve. Ekspertet do te jenë shqiptare dhe kanadezë.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Deri ku keni arritur më thëmelimin dhe funksionalizimin e unionit?

Naser Berisha: Organizimi fizikë , logjistikë dhe operative tani me është i kryer , tani jemi ne proces te legalizimit , inkorporimit te unionit ne institucionet përkatëse te shtetit kanadezë, dhe besojë qe nga fillimi i shkurtit do te fillojmë me regjistrimin e anëtarëve edhe legalishtë.Ne kemi filluar te realizojmë një pjesë te programit qe tani , kemi shumë rrjetizime te aktiviteteve ekonomike te anëtarëve ne mes veti,Ka filluar per mbarë blerja dhe shitja e produkteve dhe e shërbimëve te shqiptarëve ne mes veti .dhe urojë qe ky veprim te vazhdojë dhe te masivizohet. Pra qe tani promovojmë slloganin blejë dhe shite shqiptarë.
Lobimi per per investime ne trojet shqiptare.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Si do te arrini ta bëni këtë kur dihet qartë se ne trojet shqiptare nuk ka rënde dhe ligje të mjaftueshëm?

Naser Berisha: Në çdo takim qe kam pasur me institucionet shqiptare dhe klasen politike gjatë vitit 2014 ia kam kujtuar formulen magjike te zhvillimit ekonomike te shqiptarëve, qe është rendi ligji dhe qeverisja profesionale intelektuale, si parakusht themelor qe diaspora shqiptare dhe investitorët e huaj të investojnë ne trojet shqiptare.
Më keqeardhje e themë së një pjesë e konsiderueshme e tyre mendon qe investitorët e diaspores shqiptare dhe investitorët e huaj duhët ti pershtaten realitetit ballkanik qeverisës dhe te bërit biznesë. Unë kamë qenë shumë i qartë ndaj këtyre politikbëresëve se Kosova dhe shqiptarët duhët ti pershtatën perëndimit , diasporës dhe investitoreve te huaj e jo e kunderta. Pra mendojë qe klasa politike shqiptare ne përgjithësi duhet te mesojë dhe praktikojë demokracin reale dhe ekonomin e tregut ashtu si funksionon në botën perëndimore dhe në Ameriken Veriore e jo siqë bëjnë tani.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Si do të përballeni më atë korrupcion të lartë që sotë mbretëron në trojet shqiptare , si do të ndikojë ky nivel i lartë i korrupcionit në realizimin e agjendës suaj më investime në trojet shqiptare?

Naser Berisha: Fatëkeqësisht, korrupcioni ne tokat shqiptare është më i larti ne rajonë dhe rezulton si rezultat i mos sundimit te rendit dhe ligjit ne trojet tona. Ne këtë fenomen do ta luftojmë në menyrë te organizuar nepermes unionit global te bizneseve shqiptare në botë.
Ne do të kërkojmë nga lidershipi i unionit global qe ne kuader te departamentit te drejtësisë ne qeverinë shqiptare, te Kosovës dhe mundësishtë ne qeverinë e Maqedonisë përkohësisht të hapet një departament i veçant i drejtësisë per investimet që vijnë nga diaspora .Ky department do te merret me kontestet juridike te investitoreve te diasporës me ndonjë palë tjetër ne tregjet shqiptare. Dhe do të kërkojmë te hapet një zyrë e veçant per regjistrim te bizneseve te diasporës dhe per qeshtjet qe kanë të bëjnë me bizneset e diasporës. Ky department duhet te funksionojë deri ne sundimin e plotë te rendit dhe ligjit ne tokat shqiptare , dhe që do të këtë per qellim sigurimin juridike dhe fizikë te investimeve te diasporës ne tregjët shqiptare.
Ne poashtu ne menyrë te organizuar nepërmes te unionit global te bizneseve shqiptare do të bëjmë presion te vazhdueshem tek institucionet shqiptare përkatëse per zgjidhjen e qdo ankese qe investitorët e diasporës do te kenë ne te ardhmen ne raport me investimet e tyre ne trojët shqiptare. Nepërmes këtyre mekanizmave te cekur më lartë ne do të ndihmojmë ne përmirësimin e klimes investive ne trojët shqiptare dhe dhe krijimin e besimit per investime ne tokat tona.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Partneriteti me Korporatat multinacionale, pse sipas jush partneriteti me korporatat mulinacionale është shumë i rendësishëm ne realizimin e agjendës suajë?

Naser Berisha: Shiqoni, tregjët shqiptare janë totalishtë të okupuara nga ekonomia serbe, turke, maqedone greke dhe malazeze etj etj. Pra ne tregjet shqiptare të gjitha janë biznese perveqë shqiptarëve. Këto ekonomi okupatore nuk lejojnë ekonomin prodhuese Shqiptare të rritet dhe te jetë konkurrente ne raport me ta. Pra këto ekonomi okupatore e mbajnë popullin shqiptarë të varfër dhe të okupuar ne shumë aspekte socioekonomike. Pa ekonomi prodhuese nuk ka ekonomi kombëtare, pa ekonomi kombëtare dhe te zhvilluar nuk ka shtet dhe komb të zhvilluar, të pavarur dhe të bashkuar, pra ne njeafarë forme ne shqiptarët jemi te varur nga këta qe i permenda me herët serbet greket turqit etj etj. Pra ne investitoret e diasporës do ti shpallim luftë ekonomike ketyre okupatoreve modern ekonomikë. Këtë luftë ne nuk munde ta fitojmë vetë pa ndihmen e partnerëve ekonomikë tonë nderkombëtar. Me fjalë te tjera pa ndihmen e korporatve te medha perendimore te cilat ne partneritet me investitoret shqiptarë te diasporës dhe me investimet e tyre kapitale te fuqishme ne sektorin e prodhimit ne trojet shqiptare do ta largojmë ekonomin serbe turke gereke etj nga tregjët shqiptare. Nga këto investime te fuqishme trojet shqiptare do te çlirohen njëherë e përgjithmonë nga presionet socioekonomike te ekonomive okupatore te ballkanit. Tek e fundit edhe pse ne jemi padretesishtë ne Ballkanë ne i takojmë vlerave perendimore dhe duhet të mësojmë nga perendimi e jo nga ballkani apo lindja . Ne jemi te perkushtuar per ndertimin e një modeli ekonomike shqiptarë te stilit perendimorë , i bazuar ne ekonomin e tregut .

Shqipëria e Bashkuar.Info: Sa unë po kuptojë agjenda investive e juaja është gjithë kombëtare, si do ta realizoni këtë duke pasur parsysh problemet politike në mes shtetëve të ballkanit dhe shqiptarëve?

Naser Berisha: Nepërmjet investimeve në çdo cep të tokave shqiptare ne synojmë zgjerimin e tregjeve shqiptare dhe integrimin e tyre në një tregë te fuqishëm shqiptarë, i cili do të jetë një bazë themelore e një bashkimi te fuqishem ekonomike te shqiptarëve . Tek e fundit ne po zbatojmë metodat dhe rrugën e njejtë te bashkimit ekonomike evropian. Kështu u bashkua Evropa e 500 milion banorëve, pse edhe ne shqiptarët mos të bashkohemi. Evropianet filluan me zgjerimin e tregjëve te çelikut thëngjillit heqjen e taksave doganore te këtyre produkteve pastaj vazhduan me pjesën tjetër te ekonomisë dhe sot ne e kemi një Evropë të Bashkuar. Me zgjerimin e tregjeve shqiptare integrimin e tyre ne një treg të fuqishëm, bashkimin ekonomik shqiptarë do të forcohet kombi shqiptarë do të stabilizohet ballkani dhe do te forcohet evropa, dhe si te bashkuar dhe te zhvilluar ekonomikisht shqiptarët do te integrohen më lehtë në Evropë dhe në strukturat tjera ndërkombëtare. Prandaj inkurajojmë te gjitha qeverit shqiptare që të punojnë ditë e natë në këtë drejtim.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Mesazhi i juaj për diasporen?

Naser Berisha: Diaspora shqiptare është pjesa me vitale e kombit shqiptarë, prandaj inkurajojë atë qe të arsimohet ne nivelin me te lartë te mundeshëm, te bashkëpunojnë ne mes veti ne te gjitha fushat e sidomos ne fushen e biznesit.Inkurajoje diasporen shqiptare qe te te prkrahë biznest shqiptare , sikurse biznesin shqiptarë te perkrahin komunitetin shqiptarë aty ku operojnë . Ne diaspora duhet te mesojmë nga diasporat e tjera te sukseseshme, ne botë siqë jane;
Herbrejet, Irlandezet dhe gjermanet. Thjeshtë te mësojmë nga me te miret.Hebrenjët sot janë diaspora me e suksesehme ne botë , pse ne mos e mesojmë nga ta. Per hebrenjet fjala busines network eshte gjithëqka, ata e shfrytëzojnë këtë njohuri ne rritjen e tyre ekonomike sociale dhe ne raporte te tjera shoqërore.Prandaj ne le te kopjomë hebrenjet le te bejmë biznese së bashku ,le te formojmë një ekonomi te fuqishme te diasporës shqiptare ne kanada e pastajë edhe ne botë. Le te promovojme dhe praktikojmë slloganin e UNIONIT blejë e shit shqip.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Na thuaj diqka per vehtën?

Naser Berisha: Unë kamë migruar ne Kanada me 17 maj 1999. Atë kohë isha duke u magjistruar ne fakultetin ekonomik kur fillojë lufta e Kosovës dhe u detyruam nga millosheviqi te lëshojmë tokat tona dhe te migrojmë ne Kanada. Sot jetojë ne Kanada , jamë një biznesmen i suksesëshëm, njëkohësisht Kryetarë i Unionit te Bizneseve shqiptare të Kanadasë dhe kryetare i shoqatës ILIRIA në London Ontario.
Ju faleminderit për intervisten.

© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR. All rights reserved.