“Reuters” shkruan për “Burrneshat”

Rrëfimi i Hana Dodës, luajtur nga Alba Rohrwacher në filmin “Burrneshat” të regjisores italiane Laura Bispuri, që po merr pjesë në konkurrencën kryesore në festivalin Berlin Film Festival, ka zënë vend edhe në agjencinë e njohur të lajmeve, “Reuters”.

 “Në Malet e ashpra diku rreth kufirit Kosovë-Shqipëri, femrat që kërkojnë të shpëtojnë nga rolet mashkullore, ose duhet të ikin ose duhet të bëjnë betimin e virgjërisë së përjetshme,në mënyrë që të kenë të drejtën për të jetuar si njeri”, kështu ka nisur artikulli i Reuters për filmin “Burrneshat”, që bazohet në romanin e Elvira Dones me titull “Virgjëreshat e betuara”.
Për filmin “Burrneshat”,  bashkëprodhim i Italisë, Shqipërsisë, Kosovës, Zvicrës e Gjermanisë,  Bispuqi  ka thënë se është një film ku pamja trupore është esenciale dhe së është një tregim i një trupi të ngrirë, që shkrihet dhe gjen veten ngadalë.
“Kjo histori është e rrënjosur edhe në realitet, “Burrneshat” kanë jetuar për 200 vjet dhe sot janë rreth 100 të tilla që jetojnë në malet kufitare”, vazhdon artikulli, ka transmetuar “kosovalive360”..
“Burrneshat”, flet për Hanën-Markun, e cila braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme.
Pasi Hana-Marku humb dy njerëzit e saj të dashur, të cilët e rritën atë, ajo udhëton te motra e saj, Lila në Itali, ku dhe fillon të rizbulojë feminitetin e saj.  Ringjallja e Hanës ndodh me gjeste të vogla, në atë si ajo prek flokët e saj, e si shikon veten në pasqyrë.
Rolin e Hanas e luan aktorja e vitit në Fesitvalin e Venedikut,Alba Rohrwacher, e cila ka mësuar të flas shqip vetëm për këtë rol. Në fund regjirosja italiane ka thënë për Reuters se ky film nuk paraqet negativisht Shqipërinë.
“Nuk kam dashur që Shqipëria të portretizohet vetëmnegativisht apo Italia pozitivisht. Lila dhe Hana në fund të filmit rrëfejnë për dashurinë e madhe për vendlindjen e tyre.  Kam rënë në dashuri me Shqipërinë”, ka përfunduar Bispuri.