Lamtumire Gjyste Qosaj!

 

Edlira Cini Begeja

Pothuajse kater vjet me pare pata fatin te njihem me nje familje fisnike malesore.  E zonja e shtepise, shoqe e ngushte me nenen time (Meshan Cini) dhe bashkevuajtese ne burgjet komuniste, quhej Gjyste Prela Qosaj Kisha degjuar per tradita e bukura te malesise, per mikpritjen dhe bujarine, por deri diten e vizites ne shtepine e tyre per mua ishin vetem histori te treguara nga mamaja ime e cila si e fejuara e djalit te Cen Elezit, i kish perjetuar keto tradita. E rritur dhe une ne nje familje fisnike jugore ku bujaria dhe dashuria per mikun na ish injektuar qe ne femijeri, mendoja se ndryshimi nuk mund te ish i madh, per te mos thene inegzistent.  Por…keshtu mendoja.  I kerkoj ndjese jugoreve dhe Shqiperise se mesme.  Jam e bindur qe cdo krahine ka virtytet e veta, por une pata fatin te perjetoj te vecanten dhe te paparen ndonje here deri sa hyra  ne shtepine e Qosajve. Nene e 10 femijeve qe e donin dhe e respektonin ne maksimum, Nene Gjystja nuk e kish lene veten ta mposhtnin vitet e burgut apo hallet e ndryshme te jetes.  Pa thene asgje, kuptohej ndikimi i saj e respekti qe gezonte nga femijet dhe miqte.

Takimi i  dy shoqeve ne Michigan pas pothuajse 55 vitesh ishte teper emocionues.  Te rrethuar nga te gjithe pjestaret e familjeve, shoqet qe ishin ndare ne kulmin e rinise dhe te bukurise se tyre, tani perkedhelnin rrudhat ne fytyren e njera tjetres e floket e argjendta.  Ishte nje takim sa i bukur aq edhe trishtues.  Por trishtimi nuk zgjati gjate.  Vendin e zune kujtimet e bukura, buzeqeshjet, humori, tryeza e mbushur me gatime tradicionale te pergatitura me kujdes nga nuset e vajzat e shtepise.  Por cka binte me teper ne sy, nuk ishin asortimentet e panumerta.  Fale mireqenies se sotme askush nuk vuan per to.  Ishte organizimi, komunikimi pa fjale midis amvisave thjesht me veshtrime. Gjithashtu thjeshtesia ne te shprehurin e respektit e dashurise.  E sikur mos mjaftonin te gjitha keto, per habine time, krejt padashur mesova dicka qe jo vetem me preku por dhe me shokoi.  Ne nje nga dhomat e shtepise, ishin ulur 3-4 nga vajzat e nuset dhe pershperisnin fjale inkurajuese e ngushellimi.  U futa paksa e ndrojtur dhe pyeta nese cdo gje ish ne rregull.  Si te zena ne faj, ato me ftuan te ulesha dhe me treguan qe nuses se Valentinit (njerit prej djemve) i kish vdekur daja.  Dhimbja ne fytyre u zevendesua nga buzeqeshja e me premtuan qe cdo gje ish mire dhe ato ishin shume te lumtura qe ne ndodheshim atje.  Kjo ishte kurajoja e malesorit per te cilen kisha degjuar aq shume?  Apo mikpritja e cila nuk linte vend per dhimbje e vaj?  Apo pak nga te dyja?

Oret kalonin pa kuptuar.  Shtepia u mbush me femijet, nuset, dhenduret, nipat e mbesat e zonjes se nderuar Gjyste Qosaj, te cilet vinin per te takuar e per te nderuar shoqen e nenes se tyre me te njejtin respekt, me te njejten dashuri por mbi te gjitha me te njejten thjeshtesi., virtyt i cili mendoj se zbukuron cdo kend.

U larguam ate dite nga Michigani me nje ndjenje te mrekullueshme.  Familja e Nene Gjystes u be brenda disa oresh shume e dashur per ne.  Dhe une teper mirenjohese mendoja nese do te mundja ndonje here t’ja shperbleja kesaj zonje me te njejten monedhe.  Pergjigjen e mora me date 19 Prill nga nje telefonate lajmeprurese.  Nene Gjystja kish nderruar jete.  Vrrulli i jetes plot tension, pune e strese na kish marre perpara.  Koha kish kaluar pa kuptuar dhe une e kisha humbur mundesine per ta nderuar ate ashtu si nderoi ajo time me. Me erdhi shume keq jo vetem per Nene Gjysten, per familjen e saj por dhe per nenen time e cila humbi nje shoqe te mrekullueshme.  Ndersa per veten me erdhi keq qe me mbeti nje deshire e paplotesuar.

Mbetej per t`ju bere respekti i fundit.  E ndjeja teper te nevojshme ti thoshja asaj dhe familjes se saj se cfar ndjeja per to.  Me erdhi keq qe kete do e beja ne takimin e fundit me nene Gjysten.  Kete here takimi yne nuk do te kishte nota gezimi.  Mendoja se si do e perjetonte mamaja kete takim dhe se sa i veshtire do te ishte per te.  Me zemer te thyer u nisem per ne Michigan per ti dhene  lamtumiren e fundit Nene Gjystes.

Ishte e pamundur qe kjo familje mos te linte pershtypje e mbresa te vecanta edhe ne dite hidherimi.  Nga moria e vizitoreve ne funeral home, mendova se ceremonia perkujtimore ne ate vend ishte ndofta me teper se per dy veta.  Gje qe s’do te ishte aspak cudi sepse keto shtepi vizite qellon qe ofrojne sherbime per 2-3 familje ne te njejten kohe.  Por jo!  Une isha gabim.  Sherbimi ishte i teri per zonjen e nderuar Gjyste Qosaj.  E te gjithe vizitoret e shumte ishin per te.  Perseri organizimi  i persosur sa hyje ne parking.  Familjare qe prisnin e pershendesnin me mirenjohje e dashamiresi.  Brenda perseri familjare qe drejtonin vizitoret kur te shkonin.  Pepara se te hynim pame Tonin,  nje nga nipat per te cilet nene Gjystja kishte dobesi te vecante.  Ai me sy te perlotur, por buzeqeshje ne fytyre, na perqafoi e puthi sikur te na kish pare me qindra here.  U perlota dhe une tek mendoja se sa shume i mungonte gjyshja e tij ne keto momente. 

Kur hyme brenda, me nje discipline ushtarake ishin formuar dy rreshta.  Djemte, dhenduret, nipat nga njera ane dhe vajzat, nuset e mbesat me shami ne koke per shenje respekti ne anen tjeter. 

Ne mes tyre prehej e qete me nje buzeqeshje paqesore ne fytyre,  Nena legjendare.  Mamaja smundi ti mposhte lotet tek perqafonte per here te fundit trupin e shoqes se saj qe dhe pse e ftohte, vazhdonte te percillte ngrohtesi.  Vajzat e nene Gjystes e perqafonin e duke i fshire lotet i peshperisnin “mos qaj Nana Meshan.  Ne tash te kena ty ne vend te nanes”. U ula e lodhur nga dhimbja, jo vetem per ti bere respektin Nene Gjystes por dhe per te mesuar nga traditat e bukura te malesorit.  Kjo familje vazhdonte te me mahniste.  Njera nga vajzat qe deri ne ato momente qendronte ne kembe duke pershendetur vizitoret, u be gati per tu ulur.  Por jo thjesht duke u larguar nga radha.  Perseri komunikimi pa fjale.  Nje tjeter erdhi dhe zuri vendin e saj.  Dy djem te rinj, me tabaka ne dore, gjysem te perkulur e me dore ne zemer ju ofronin duhan vizitoreve.  Nje vajze e re, ofronte uje, e shami lotesh.  Ndersa njera nga vajzat takonte me respect cdo vizitor e mundohej me fjale te embla e buzeqeshje tju lehtesonte dhimbjen duke i  thene qe nene Gjystja iku e lumtur.  Por a nuk ishte dhimbja e saj qe duhej lehtesuar?

Valentini i ish perkushtuar pothuajse plotesisht mamase time por gjithmon duke qene ne gadishmeri me veshtrime nga salla per tu siguruar qe gjithshka ish ne rregull.  Turmat e vizitoreve vinin dhe iknin.  Ishte koha te largoheshim dhe ne.  Mesova qe ne largim nuk duhej te takoje kerkend.  Por ishte e pamundur.  Vajzat perqafuan mamin me lot ne sy.  E falenderuan me mirenjohje per viziten.  U puthem e premtuam njeri tjetrit qe do the shiheshim serish.  Ne dalje perseri me Valentinin I cili mundohej ne cdo menyre ti ofronte perkujdesje mamase e ta falenderonte ne pafundesi per ardhjen.  E lame familjen Qosaj me dhimbje.  Nje pjese e jona mbeti aty me ta.

Funeralet jan pjeset me te dhimbshme te jetes sepse humbasim persona te dashur e te rendesishem.  Pjesmarrja ne to te shkakton dhimbje.  Ne jeten time kam marre pjese ne disa funerale.  Kam humbur familjare, shoke e miq.  Jam larguar prej tyre duke ndjere humbje.  Por pjesmarrja ne kete funeral, cuditerisht me beri te ndjej me teper se humbje.  Ndjeva krenari per traditat e bukura e fisnike te malesise, te percjella aq me perpikmeri nga Familja Qosaj.  Ndjeva dashurine e mirenjohjen e tyre te dhene me te njejten fuqi si heren e pare. Thone qe cdo kush prej nesh duhet te leredicka perpara se te vdese qe te mbahet mend.  Nene Gjystja la nje emer te paharrueshem e nje familje te nderuar.

Thone qe emrin tend duhet ta gdhendesh ne zemra njerezish e jo ne gure varri.  Nene Gjystja e ka kryer me kujdes edhe kete detyre.  Me dy takime ajo beri qe jo vetem emri i saj por i gjithe  familjes sesaj, te jete i  gdhendur ne zemren time.  Ajo me beri te dashuroj nje krahine te panjohur nga afer me pare per mua.

I paharruar qofte kujtimi yt Zonja e nderuar Gjyste Qosaj !