Refugjatja kosovare mahnit kanadezët me rrëfimin e saj

elbonita kozhani

Një vajzë shqiptare që është vendosur në Kanada po e shpërndan rrëfimin e saj që të frymëzojë kanadezët të pranojnë refugjatët sirianë dhe që të respektojnë myslimanët në përgjithësi, përcjell sot Koha Ditore artikullin e CBC News.

«Unë përnjëmend kam dashur që njerëzit ta marrin vesh se si është të jesh në anën e tjetrit», ka deklaruar Elbonita Kozhani për «St. John’s Morning Show».

Kozhani nga Ferizaj ka shkruar në «Facebook» një status të gjatë për të dhe familjen e saj si refugjatë të luftës së Kosovës dhe për shkuarjen e tyre në Kanada më 1999.

Më shumë se 23 mijë persona kanë shpërndarë statusin e saj të gjatë të Kozhanit nga Ferizaj që si refugjate ishte vendosur më 1999 në St. John’s. Thotë se ka pranuar qindra mesazhe pas postimit të rrëfimit: «Jam myslimane dhe jam refugjate që erdha në Kanada më 1999».