Arrestohet në Bosnje Lavdim Muhaxheri?

lavdim muhaxheriAgjentë të shërbimit sekret rus që janë të vendosur në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, kanë kryer një aksion në Kaçanik, ku kanë arrestuar xhihadistin e njohur Lavdrim Muhaxheri. Ky informacion bombë është transmetuar në emisionin “Le Iene” nga një gazetar italian i cili ka qëndruar në Kaçanik. Dokumentari ehste transmetuar ne televizionin italian Kanal5, kurse eshte transmetuar ne shume portale ne Rusi, Serbi dhe Maqedoni.
Sipas tij, Muhaxheri është arrestuar për shkak se ka qenë i involvuar në rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt, ku humbën jetën 224 udhëtarë, transmeton “Lajm”.
Zyrtarët kosovarë e kanë demantuar këtë informacion, mirëpo gazetari në fjalë insiston se informacionin ia ka konfirmuar një banor i Kaçanikut, poashtu pjesëtarë i ISIS-it. Ai ka thënë se Muhaxheri ka qenë i plagosur. Në momentin kur gjoja është realizuar aksioni janë dëgjuar vetëm disa të shtëna dhe pak zhurmë, por asgjë tjetër. Në emision thuhet se pas këtij rasti Agjencia kosovare e inteligjencës ka mbajtur një takim, por për këtë nuk e ka njoftuar opinionin.