Kështu i priti kryeministri kanadez refugjatët e parë nga Siria

kryeministri kanadezRefugjatët e parë sirian kanë arritur në Kanada pas vendimit të kryeministrit liberal të zgjedhur para pak kohësh në shtetin kanadez, Justin Trudeau.

Vet kryeministri Trudeau ishte ai që doli për të pritur refugjatët që ikin nga vatrat e luftës në Aeroportin Ndërkombëtar të Pearsonit në Toronto.

Familja e parë që u pa të shkel në Kanada ishte një çift me foshnjën e tyre 16-muajshe dhe e dyta ishte një burrë dhe grua me tri vajzat e tyre, dy prej të cilave ishin binjake. Të dyja familjet u shprehën të gëzuara që janë në Kanadë.

Gjatë pritjes kryeministri Trudeau ishte i shoqëruar edhe nga ministri i emigracionit, shëndetësisë dhe mbrojtjes, kryetari i Torontos John Tory, kryeministrja e Ontarios Kathleen Wynne si dhe kritikë nga opozita në lidhje me emigracionin.

Ata së bashku falënderuan stafin dhe vullnetarët që ndihmonin në akomodimin e 163 refugjatëve që arritën me një aeroplan ushtarak.

“Është një natë e mrekullueshëm”, tha Trudeau. “Arritëm të tregojmë jo vetëm një aeroplan të mbushur me kana dezë të rinj. Ne ia dolëm t’i tregojmë botës se si të hapin zemrat dhe të mirëpresin njerëz që ikin nga situata jashtëzakonisht të vështira. Kjo është ajo për çka shquhet Kanada.”

“Sonte ata dalin nga aeroplani si refugjatë, por nga ky ky terminal ata dalin si qytetarë të përhershëm të Kanadasë, me sigurime shoqërore, me karta për shërbime shëndetësore dhe me mundësi për t’u bërë kanadezë në mënyrë të plotë”, tha Trudeau.