Ottawa: Më 9 prill zgjidhet kryesia e re e Organizatës Shqiptaro- Kanadeze

GEneral-Meeting-picUdhëheqësia e Organizatës Shqiptaro- Kanadeze në Ottawa lëshon njoftimin dhe bën thirrje anëtarëve të vet për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme vjetore që do të mbahet më 9 Prill, 2016 (Ora: 16:00 – 18:00) tek Catholic Immigration Center, 219 Argyle Ave, Ottawa.
Qëllimi i mbledhjes do të jetë për te zgjeruar bordin dhe zgjedhur kryesinë e re. Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet raporti i vitit 2015 dhe qëllimet e vitit 2016 dhe tutje.
 
Në njoftim ndër të tjera thuhet: “Kërkojmë ata shqiptarë nga çdo trevë që kanë deshirë dhe kohë për të kontribuar ndaj kultivimit të trashigimisë shqiptare këtu në Ottawa për pjesëmarrje masive në mbledhjen zgjedhdore.”
Ata besojnë  se ky është momenti i duhur për t’u bashkuar dhe për të krijuar një zë për komunitetin shqiptar të kryeqytetit kanadez.