Presidenti Obama nderon shqiptaren Ermira Babamusta me medaljen e artë

Ermira-Babamusta_1Një tjetër shqiptare do i është shtuar muajin e kaluar listës së shqiptarëve që na bëjnë krenarë. Ermira Babamusta është e para shqiptare që nderohet nga një President Amerikan për humanizmin e saj. Në vitin 2014 ajo shërbeu në Zyrën e Presidentit të SHBA në Programin e Shërbimit Kombëtar. 100 vjetori i pavaresise ne new york

Shtëpia e bardhë e vlersoi atë me medalien më të lartë të mundëshme “President’s Volunteer Service Award” . Kjo medalje jepet nga Presidenti për qytetarët amerikanë që janë në shërbim human ndaj të tjerëve dhe që tregojnë inkurajum dhe pozitivitet.

“Jam shumë krenare që nëpërmjet Programit të Shërbimit Kombëtar të Presidentit pata mundësinë t’i shërbej interesit kombëtar të ShBA-së për paqe në botë, demokraci dhe ndërtim të komunitetit në aspektin kulturor dhe civil. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë që më vlerësuan me çmimin më të lartë, medaljen e artë për kontributin tim për shtetin amerikan që e dua dhe vlerësoj shumë,” tha Ermira Babamusta.”

“Në 2014, punova në mënyrë vullnetare si drejtoreshë rajonale për Projektin “Borgen” që lufton kundër varfërisë në botë. Bashkëpunova dhe me “Charity Miles”, “Wounded Warrior Project” dhe me Fondacionin e Kombeve të Bashkuara – “Girl Up” për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar për edukimin dhe mirëqenien e vajzave të reja nëpër botë. Përveç kësaj kam qenë dhe pjesë e programit “AmeriCorps” si dhe kam udhëhequr projektin tim dyvjeçar “Aksion për Paqe” (New York-Prishtinë) për të përkrahur komunitetin amerikan dhe shqiptar, sidomos të rinjtë dhe familjet amerikane të veteranëve,” shtoi Ermira.Ermira Babamusta_1

Ermira Babamusta njihet për arritjet e saj në fushën e diplomacisë dhe politikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu për promovimin e shqiptarëve të talentuar në botë.

Ermira Babamusta është kandidate e doktoraturës për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, gjatë së cilës përfundoi edhe programin e Harvardit “Strategjia dhe Sigurimi Kombëtar Amerikan”.

Ka mbaruar shkëlqyeshëm me burs dy mastera në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe programin e avancuar niveli graduate në Manhattan për “Diplomaci të OKB-së”. Në 2010 kreu studimet jashtë në Strasburg, Francë në degën “Ligji Europian dhe Institucionet e BE-së”.

“Dashurinë për edukim, kulturë dhe njohuri m’i kanë dhënë të dy prindërit e mi të mrekullueshëm Neki dhe Suzana, të cilët janë arsimtarë. Familja ime janë me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova, tha ajo.

Ermira dhe pas këtyre sukseseve vazhdon të jetë një shëmbull i mirë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë.