Arbana Xharra, Vetëvendosjes: Ishalla jeni kënaq me orgji e seks në treshe

Ish gazetarja Arbana Xharra, tash këshilltare e Kadri Veselit në Kuvend, thotë se të dy V-të (krahët) e Vetëvendosjes janë duke bërë luftë të ulët.

“Treguat që s’keni pas ide politike. Ju keni qenë thjeshtë një grup tinejxherësh anarkist, që veç llugë keni kqyrë me e bo. Keni folë vend e pa vend për bashkim duke e devalvu tërësisht si kauzë. Por, e keni rritë me të madhe sentimentin anti Kosovë”, shkruan Xharra në Facebook.

Ajo ka folur edhe për orgjitë që po përmenden se kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sa për orgji e 3-e, hiç s’ka rëndësi, ishalla jeni kënaqë, bile! Moti e kam thënë, ju jeni sekt që keni shpërla trurin e të rinjve me metoda sikurse të imamëve radikal nëpër xhami, vetëm se ju sexhdet i keni shtru brenda partisë!”, ka shkruar ajo.