Feronikeli ndryshon logon e klubit

Feronikeli e ka ndryshuar logon e klubit duke e zëvendësuar me një të re. Nëpërmjet faqes së klubit, klubi ka njoftuar se ka ndryshuar logon e klubit, e cila ndryshon goxha nga ajo e kaluara.

“Të nderuar, anëtarë të kryesisë, tifozë dhe ndjekës të aktivitetit të klubit tonë. Me kënaqësi ju informojmë që nga tash, kjo do të jetë logoja më e re e KF Feronikelit dhe nën të do të prezantohet klubi dhe lojtarët”.

“Një logo e tillë më së miri e përshkruan energjinë, dashurinë dhe shpirtin luftarak të lojtarëve dhe tifozerisë sonë”, ka njoftuar klubi nga Drenasi.

Feronikeli po stërvitet në Drenas pas rikthimit nga faza përgatitore në Shqipëri.

Kryesia e klubit është ndryshuar para disa javësh, ndërsa ka ndryshme edhe te trajneri dhe lojtarët.

Ismet Munishi ka ardhur në krye të klubi nga Drenasi, që ka për qëllim fitimin e titullit të kampionit.