Jo vetëm loja e Messit ju lë pa fjalë, shikojeni shtëpinë marramendëse të yllit të Barcelonës

Një video e publikuar në internet tregon se shtëpia e Leo Messit brenda dhe jashtë është thjeshtë spektakolare.

Pesë herë më i miri i botës, Lionel Messi, u largua nga Argjentina në moshën 13 vjeçare si një fëmijë i varfër, por sot, ai gëzon një pasuri të madhe falë magjisë me topin, që po vazhdon të shkruajë histori me Barcelonën, aty ku u zhvillua edhe si lojtar.

Messi bën një jetë të qetë dhe shumë luksoze, gjithmonë pranë familjes së tij, gruas Antonellës si dhe fëmijëve Thiagos e Mateos shkruan ekspress.

Ai ka në Barcelonë një shtëpi shumë luksoze që gjendet rreth 25 kilometra larg qendrës.

Shtëpinë luksoze të Messit brenda dhe jashtë mund ta shikoni në videon që shoqëron lajmin.