Ozil arrin marrëveshje me klubin e madh evropian

Mesut Ozil ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Emirates Stadium.

Mesut Ozil do të mbetet në Arsenal, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se mesfushori ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Emirates Stadium.

Ozil ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me “Gunners”, përcjell “lajmi.net”.

Por, pas lajmit për ardhjen e Pierre Emerick Aubameyang, Ozil duket se është bindur ta vazhdojë kontratën me Arsenalin. /Lajmi.net/