Pas takimit të parë femrat e dëshirojnë seksin më shumë se meshkujt

Nuk janë më ata të cilët dëshirojnë me çdo kusht ta çojnë femrën në krevat pas vetëm një takimi.

Një hulumtim ka zbuluar që femrat më shumë e dëshirojnë seksin pas takimit të parë sesa meshkujt, të cilët, në anën tjetër, femrat e tilla nuk i konsiderojnë joshëse.

50 për qind e meshkujve të intervistuar kanë deklaruar që “ftohen” nëse femra dëshiron seks menjëherë pas takimit të parë, ndërsa po këtë qëndrim e kanë gjithsej vetëm 39 për qind e femrave.

Rezultatet gjithashtu kanë nxjerrë në pah faktin që më së shumti u pengon meshkujve dhe femrave është kur personi del në takim i parregulluar apo kur personat të cilët dalin në takim pa hezituar nuk e përfaqësojnë veten në mënyrën e saktë.

Edhe pse këto fakte i implikojnë që të dy gjinitë i kushtojnë kujdes të plotë dukjes fizike, gjithsej 4 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që dukja është çështje kryesore