Pique: Messi është çelësi, ne thjesht duhet t’ia ofrojmë një skuadër konkurrente për të fituar tituj

Barcelona thjesht kërkon t’ia ofrojë Lionel Messit një ekip përkrahës konkurrent në kërkim të titujve, sipas bashkëlojtarit të tij, Gerard Piques.

Pique, i cili e nënshkroi një kontratë të re me Barçën deri më 2022 dje gjatë ditës, i ka thurur plot lavde përfaqësuesit argjentinas, transmeton Express.

Messi i ka fituar 29 trofe në 14 sezone me Barcelonën – numri i të cilëve mund të rritet shumë lehtë këtë sezon, pasi klubi katalan është në vendin e parë në La Liga dhe ende në garë për trofe në Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Pique ka thënë se 30-vjeçari ka qenë vendimtar në secilin prej titujve të fituar me Barcelonën deri më sot.

“Çelësi i gjeneratës më të mirë të Barcelonës është Leo. Ne thjesht e ndjekim atë”, ka thënë Pique.

“Nëse dikush ka qenë shumë i rëndësishëm për fitimin e titujve tanë, ai person është Leo. Ne tentojmë ta ndihmojmë atë sepse ka nevojë për një skuadër konkurrente për të fituar tituj”, ka shtuar ai. /Express/