Real Madrid i gatshëm të shpenzojë, ka gati 300 milionë euro

Real Madridi ka xhepat plotë me të holla për t’u përballur me një revolucion në tregun e ardhshëm të transferimeve.Klubi Madrilen ka rreth 300 milionë euro të gatshme për të përforcuar ekipin që të ribotojnë sukseset e vitit 2017. Edhe pse kjo nuk duket në këtë pikë të vitit 2018, viti i kaluar ishte viti më i mirë në historinë e klubit.Çelësi i këtij plusi ekonomik qëndronë në kontrollin e tyre në merkatot e fundit. Nënshkrimi i fundit multimilionësh ishte ai i James Rodriguez në vitin 2014, për 80 milionë euro. Që nga ajo merkato, drejtuesit e klubit nuk kanë nënshkruar me ndonjë lojtarë që mund t’i afrohej kësaj shume apo atyre të Cristianos (96 milionë) dhe Bale (91), në vitin 2009 përkatësisht 2013.
Disa pika kryesore kanë ndikuar në këtë ekonomi të pastër të klubit. Së pari, bilanci plus prej 178 milionë euro i klubit gjatë vitit të kaluar, që së bashku me kontrollin e shpenzimeve ka qenë kyç në këtë drejtim.Përveç kësaj, klubi Madrilen ka triumfuar në 3 nga 4 Champions Leaguet e fundit dhe 5 tituj në vitin 2017, gjë që ka sjellë përfitime të mëdha edhe në aspektin e marketingut. Marrëveshja më e rëndësishme është ajo e nënshkruar me një kompani amerikane e cila kap vlerën e 200 milionë euro përfitime për klubin pasi kjo kompani do të shfrytëzojë të drejtat digjitale të klubit.Dhe gjithashtu, shitjet.
Gjithashtu duhet ti marrim parasysh shitjet e fundit të ekipit Madrilen. Shitjet e fundit në Madrid i kanë sjellur klubit shumë përfitime. Morata tek Chelsea, Di Maria në United, Ozil në Arsenal apo Higuan në Napoli.Në nivelin e UEFA-s për Fair Play Financiar, Madridi mbanë një shëndet të shkëlqyeshëm ekonomik. Kjo do t’i lejojë klubit të mendojë më shumë për përforcimet e ekipit dhe ringjalljen e Real Madridit të vërtetë. 300 milionë euro janë të gatshme për transferime në arkat e klubit.