“Reali i Madridit dhe Milani kanë marrë miliona euro nga Shqipëria, transferta e çuditshme nga Panamaja”

Gazetari Artan Hoxha është shprehur në emisionin “Opinion” se në Shqipëri pak kohë më parë ka qenë duke u hetuar një transfertë parash e bërë nga Panamaja, në një vlerë prej 2 milionë euro.

Por, por sipas Hoxhës, kjo transfertë e dyshimtë nuk ka mundur të hetohej, sepse për shkak të ndërhyrjes së fuqive madhore, hetimi është mbyllur.

Gjatë emisionit, kur ishte duke u folur për kompaninë shqiptare “ARMO”, Hoxha tha se edhe Real Madridi dhe Milani kanë marrë para nga kjo kompani.

“Ku shkuan 700 milionë eurot e ARMO-s? Po edhe Real Madridi me Milanin kanë marrë para nga ARMO. Thaçi ishte president i Gramozit atëherë dhe i dha Real Madridit 5 milionë euro për të luajtur në “Qemal Stafa”. Edhe Milanit gjithashtu.”