Rrëfehet sipërmarrësja shqiptare: Ngacmime seksuale? Sa të duash…pastaj mbetet zgjedhje!

Sipërmarrësja e njohur Silva Baltadori është shprehur gjatë një interviste në “Ditë e re” rreth ngacmimeve seksuale në vendin e punës, të cilat nuk i ka mohuar të kenë ndodhur.

Spas saj në fillim bukuria i ka hapur mjaft dyer në biznes, por më pas ka patur edhe situata të pakëndshme.

“Bukuria më ka hapur portat në momentin e parë por pastaj mi ka mbyllur dhe jo vetëm që mi ka mbyllur me një përplasje shumë të madhe përpara fytyrës, por që shumë herë në backstage kam pasur edhe luftë për shkak të refuzimeve.

Ngacmime seksuale sa të duash është hipokrizi të gënjesh dhe të thuash jo. Pastaj është zgjedhje. Nuk kishte arsye. Jo në emër të një morali, moralin e kam për veten time. Ndjehem mirë, jam natyrë shumë monogame, padyshim që zemra më ka rrahur, kam pasur flirte por pa hedhur hapin konkret.”