Agnesa Vuthaj nuse? Bukuroshja shfaqet në veshje tradicionale (Foto)

Agnesa Vuthajn e shohim shpesh në rrjete sociale në rolin e bloggeres teksa sonte e pamë tek 50 pyetjet e Prive.

Në veshje të brendeve të ndryshme, shpesh të shtrenjta, ish-Missi ja del të duket gjithmonë shumë bukur.

Por, kush do thoshte se do vinte dita ta shohim Agnesën në veshje tradicionale?

Kuriozitetin na e ka shuar vetë Vuthaj përmes një seti fotografik të realizuar me një kompani të veshjeve të tilla ku shfaqet si një nuse tipike shqiptare.

Një set për qejf apo sinjal se mbase shumë shpejt do ta shohim në këtë rol? Këtë mund të na e thotë vetëm Agnesa… /Prive