Aktori turk, uron me fjalët më të mira bukuroshen shqiptare (Foto)

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi sot ka festuar ditëlindjen e radhës.

Me këtë rast, bashkëshorti i saj ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë, shkruan Indeksonline.

Tolgahan Sayısman ka uruar atë edhe për shumë vite tjera me fjalë zemre.

“Zemra ime e bukur, e pastër, zemra ime e bukur, dashuria ime e bukur gjithçka e imja … Urime ditëlindja me te mira, ke lindur për të qenq e mirë …dhe Zoti na dha nje përvjetorë të bukur; për të ecur së bashku më shumë, për të kapërcyer pengesat e vështira të jetës, për të qenë i lumtur dhe i qetë çdo herë. Të dua shumë, shumë.”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Ndryshe çifti në fjalë sot kanë shënuar edhe 1-vjetorin e kurorëzimit të martesës së tyre. /Indeksonline/