Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropë, vjen në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropë (USAFE) i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kemi nderin që na është dhënë e mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.

“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, shtoi ai.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-së dhe të koalicionit në kuadër të KFOR-it, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999.

Orari i interpretimeve publike të ansamblit gjatë vizitës është si vijon:

E enjte, 15 shkurt

20:00

Interpretim në Bulevardin Nëna Terezë, Prishtinë

E hapur për publikun

E diel, 18 shkurt

12:00

Interpretim në Sheshin Shadërvan në Prizren

E hapur për publikun

19:00

Interpretim në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

E hapur për publikun. /Telegrafi/