Butrint Imeri tregon se cila është e vërteta e lidhjes me prezantuesen shqiptare

Muajin që lamë pas pushtoi mediat e rrjetet sociale lajmi se Butrint Imeri është lidhur me moderatoren Kiara Tito, lajm të cilin Kiara e mohoi pak ditë më vonë duke u shprehur se me Butrintin ka vetëm miqësi.

Nuk kaloi shumë kohë dhe thashethemet rinisën kur dyshja u fotografuan nga Indeksonline së bashku në një lokal të Prishtinës.

Ndërsa Butrinti ka folur për herë të parë sot për lidhjen e shumë përfolur me Kiarën.

“Kiara është shoqe e mirë, asgjë tjetër. Të gjithë besoj kanë shokë, shoqëria nuk është e ndaluar”, u shpreh këngëtari në një intervistë për “Jo vetëm modë”.