Kadri Veseli sërish me rol në serialin komik “O Sa Mirë” (Foto)

Një nga serialet më të dashura shqiptare pa dyshim që është ai “O Sa Mirë”, i cili me personazhe të larmishme e batuta sjellë çdo vikend argëtim në familjet tona.


E pjesë e këtij projekti televiziv shpesh janë bërë edhe personalitete të ndryshme, përfshirë edhe politikanë të njohur, shkruan Indeksonline.
Duket që në episodin festiv me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë Kosovës do të jetë edhe kryetari i Kuvendit të Republikë së Kosovës, Kadri Veseli.


Në faqen zyrtare të “O Sa Mirë” janë postuar disa fotografi ku shihet Veseli me ekipën e serialin, teksa veshur mban bluzën në të cilën shkruan #10 Kosova