Largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi” (Video/Foto)

Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, po e largon flamurin kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë për ta vendosur atë të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë, transmeton Indeksonline.

Derisa kompania po e vendos atë, forca të shumta të policisë janë afër vendit të ngjarjes./Indeksonline/