Limaj dhe ministrat nga partia e tij, nuk janë në darkën e thirrur nga Pacolli

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministrat e kabinetit qeveritar nga radhët e Nismës për Kosovën nuk janë duke marrë pjesë në takimin që po zhvillohet në rezidencën e zëvendëskryeministrit Pacolli, në të cilën janë ftuar kabineti qeveritarë.

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net nga partia e Fatmir Limës, Nisma Socialdemokrate e Kosovës.

Mungesa e ministrave nga radhët e Nismës thuhet të jetë sepse,  Limaj po dëshiron  me gjet zgjidhje pragmatike per demarkacionin, e përmes kanaleve zyrtare me Malin e Zi.

Zyrtarë nga kabineti Haradinaj kanë thënë se kjo është një darkë jo formale.

Është raportuar se në këtë takim liderët kanë arritur marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit./Lajmi.net/