Marina Vjollca merr dedikimin më të ëmbël nga bashkëshorti i saj

Ata janë një nga çiftet më romantikë.

Getoari dhe Marina kanë kaluar disa ditë pushimesh në një vend me borë nga më të preferuarat në Zvicër. Prej andej ata kanë dhuruar një kartolinë mjaft të bukur dashurie.

Ai jo rrallëherë i bën dedikime mjaft romantike bashkëshortes së tij dhe këtë herë Getoari nuk ka zhgënjyer.

“Ndonjëherë “nigga” më  e vërtetë, në skuadrën tënde, është vajza jote”.-shkruan ai krah fotos. Këto pushime çifti po i kalon së bashku me moderatoren Luana Vjollca dhe partnerin e saj.