Metamorfoza” e Dafinës nga Rahoveci në emisionin e Suzanës (Video)

Këtë javë protagoniste e emisionit “Metamorfoza” ka qenë një grua e quajtur Dafina, me prejardhje nga komuna e Rahovecit.

E pa kënaqur me dukjen e saj, Dafina kishte ishte drejtuar për në emisionin “Metamorfoza”, duke dashur të ndryshojë pamjen, për tu rifreskuar në një person më ndryshe.

Fillimisht, gjithçka nisi me një vizitë te dentisti, ku protagonistja e emisionit vendosi të bëjë ndryshimin e parë.

Pasi u arrit ky qëllim, e shoqëruar nga moderatorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, Dafina u drejtua për në butik ku mori mësime mbi modën dhe stilin, ndërsa përzgjodhi edhe veshjet me të cilat do të bënte defilimin në fund të programit.

Më pas, erdhi radha për vizitën te salloni “Sellma”, ku Dafina u trajtua me kujdes për grimin dhe flokët e saj.

Fundi i emisionit është tejet emocionues, kur ajo shfaqet e transformuar tërësisht falë “Metamorfozës” së saj, ndërsa buzëqesha para pasqyrës me dukjen e saj të re. /Telegrafi/