Nga pamalli !

Zize Liza Pepshi
As ndërmend nuk e kam të kujtoj,
Dritën apo errësirën e shekujve
Akkullnajat e ngrira nëpër fije floku
Hiq, ama bash hiq,
As ndërmënd nuk e kam,
Të mbajë petkun,
Që kurrë në trup, nuk i ra

Mëngjesi dhe mbrëmja edhe ashtu vinë
Vjen edhe viti,
Dekada e shekulli ,
Të gjitha vinë,
E sy mbyllur, nga pamalli,
A ishte ai zëri që qante pa lot ?
Por prap, as ndërmend nuk e kam,
T’i mbaj në mend
As t’a kujtoj atë petkun,
Që kurrë në trup nuk i ra
ZLP