Nuk do ta besoni se çfarë iu ka bërë duarve Adelina!

Adelina Ismaili është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes publike, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse jo me këngë, ajo është kthyer kësaj radhe në aktrim, madje në njëri ndër serialet televizive më të pëlqyera “O sa mirë”. Adelina në këtë serial televiziv vendor e luan rolin e drejtoreshës së shkollës, ku aty e ka nën kontroll çdo gjë sa i përket shkollës së serialit. E me tu kthyer në skenë dhe në ekranet tona televizive, Diva është kthyer edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, ku është shumë më aktive se muaj më parë.

Adelina po na tregon shpesh gjëra edhe të përditshmërisë së saj, si për shembull, kur rregullon flokët apo kur grimohet. E së fundmi ajo na ka treguar edhe një detaj interesant tek duart e saj.

Adelina i ka rregulluar thonjtë, por, kësaj radhe ajo iu ka bërë një dizajn më profesional. Dhe vërtet në këtë foto që Ismaili e ka hedh në instagram, duart e saj duken shumë të freskëta ndërsa thonjtë po shkëlqejnë me këtë lloj llaku që ajo i ka lyer.