Përfundon darka e krerëve të shtetit (Foto)

Ka përfunduar darka e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, të cilët ishin mbledhur në një takim të përbashkët-por jo në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pjesë e kësaj darke (pa kravata) apo joformale, ishin edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe Kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Darka në fjalë u mbajt në rezidencën e zv/kryeministri të parë të vendit, Behgjet Pacolli teksa në fillim u raportua se u arrit një pajtueshmëri lidhur me Demarkacionin, gjë që u demantua nga këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, shkruan Indeksonline.

Tashmë darka ka përfunduar përderisa nesër pritet që Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë Demarkacionin që më pas të mund të procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/