Prezantuesi kosovar ia ‘vjedh’ këmishën e klipit Butrint Imerit

Xhanem’ quhet projekti i fundit deri më tani i këngëtarit Butrint Imeri.

Ky projekt i tij po vazhdon të pëlqehet akoma nga të gjithë, por një nga storiet me të veçanta të kësaj kënge e ka prezantuesi kosovar Visar Kalludra, shkruan lajmi.net

Ai në Instagram ka hedhur një video ku shihet se veshur këmishën e ngjashme me atë që Butrinti e kishte veshur në klipin e kësaj kënge.

E kësaj video, Visari ia la një shkrim qesharak dhe interesant.

“Kur te nin kangen #xhanem najkun edhe e sheh veten me kmish te klipit @butrint_official 😂 *dancin t’mujsh me ja qellu*” janë fjalët e Visarit.

Videoja u komentua edhe nga Butrinti i cili ka qeshur me këtë veprim të Visarit.