Rovena vjen si ”Superwoman” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa ka sjellë projektin e saj të ri muzikor ”Unaza” pas një kohe të gjatë mungese. Ajo ka sjellë një këngë ritmike, që duket dedikim për personin e zemrës, i cili i ka premtuar shumë gjëra përvec unazës.

Rovena zgjodhi ta publikojë pikërisht Ditën e Shën Valentinit pasi flitet për dashuri ndaj dikujt, që nuk dihet nëse ka lidhje me jetën sentimentale të këngëtares.

Gjithashtu këtë herë ka ardhur me një veshje ndryshe nga herët e tjera, ku shfaqet si ”Superwoman”, personazh i imituar nga filmat vizatimorë.

Pas dy vitesh, ky ishte projekti i parë muzikor me klip, ndërsa në festivalin Këngën Magjike erdhi para 3 muajsh me një baladë.