Vazhdon ‘gara’ mes Noizyt dhe Blerim Destanit, ky është basti i ri

Aktori Blerim Destani dhe reperi Noizy tash e një kohë kanë filluar një “garë” me njëri-tjetrin.

Herën e parë, dyshja kishin vënë bast për publikimin e këngës së fundit, e që data kishte mbetur në duart e Blerimit, ngase Noizy e kishte humbur bastin, shkruan lajmi.net.

Këtë herë ata kanë filluar “luftën” e re në palestër, që do të mbarojë me 31 maj, ndërsa ishte Blerimi ai i cili zbuloi se me çfarë kanë zënë bast ata.

Në postimet e fundit me të cilat, Noizy dhe Blerimi kanë krahasuar njëri-tjetrin me aktorët që kanë arritur linjat e dëshiruara trupore, Blerimi shkroi “31/Maj @zinzin beje gati #Rolexin, kaq kisha.

Duket se reperi dhe aktori qenkan ‘lidhur’ me një orë të shtrenjtë super-luksoze.