Kurti për Danas: Rrëfimi për ndarjen e Kosovës është përgatitje për luftë të re

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është duke humbur nga negociatat me Serbinë, sepse nuk ka përfituar asgjë. Kurti për gazetën serbe Danas ka folur edhe për debatin që e ka nisur një portal në Kosovë për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është intervista e plotë […]

Haradinaj më në fund e pranon se Demarkacioni zgjidh edhe problemin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ishte kundërshtuesi më i madh i demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje do ta fiton edhe lëvizjen e lirë. Por më parë, kur Haradinaj ishte në opozitë, thoshte që demarkacioni nuk e nxjerr vendin nga kriza, dhe se Kosova do të […]

Sot ditëlindja e 68-të e heroit Hamëz Jashari, ja deputetët që u kujtuan për këtë (Foto)

Sot është ditëlindja e 68-të e heroit Hamëz Jashari. Në një ditë kaq të veçantë, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka publikuar disa fotografi të realizuar ditë më parë bashkë me deputeten Ganimete Musliu si dhe deputetit, Mërgim Lushtaku të cilët kanë vizituar djalin e heroit, Hamëz Jashari, Bekim Jashari, transmeton Indeksonline. […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit siguron Thaçin për vazhdim të bashkëpunimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam. Kreu i shtetit i shprehu falënderimin  ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë. “U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për […]

Një vajzë shqiptare përplaset nga treni në Itali

Një vajzë shqiptare ka gjetur vdekjen tragjikisht e përplasur nga një tren në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Pordenone, në Veneto të Italisë. Mësohet se vajza po ecte mbi shin gjatë pasdites së të shtunës, në momentin kur u përplas nga treni. Viktima është një adoleshente shqiptare e […]

Thaçi pranoi letrën e urimit nga presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës, i cili ia ka dorëzuar presidentit Thaçi, letrën e urimit të presidenti të Francës, Emmanuel Macron për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Presidenti Thaçi ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Vlerësoj lartë vizionin e […]

Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën

Për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë, në Kosovë po qëndron Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, njëherësh përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Gjatë ditës ai është pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në emër të popullit të Kosovës falënderoi shtetin dhe popullin francez si një partnere […]

SHBA-të nuk përkrahin shkëmbimin e territoreve, kërkojnë zgjidhje kreative

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen […]

SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, të martën grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet sindikale, ndërsa të martën ka thënë se do të mbahet grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore. SBASHK thekson se greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët […]